75 Mall Live Search
20:35 / E Diele, 02 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Scholz i shqetësuar për protestat në Francë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, thotë se po i shikon trazirat në Francë “me shqetësim”, në një intervistë për televizionin gjerman ARD.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duhej të ishte sot në Gjermani për një vizitë shtetërore, por duhej ta shtynte atë për shkak të trazirave në të gjithë vendin.

Scholz thotë se derisa është i shqetësuar, ai beson se Macron do të jetë në gjendje të menaxhojë situatën.

“Unë nuk pres që Franca të bëhet e paqëndrueshme, edhe pse imazhet janë shumë shqetësuese”, ka thënë Scholz, shkruan BBC.