75 Mall Live Search
16:28 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / MSH

Scholz për incidentin në Berlin: Ishte tërbim mizor

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dënuar incidentin e së mërkurës në Berlin, nga i cili një person ndërroi jetë dhe 31 të tjerë u plagosen.

Sulmi u bë nga një 29 vjeçar, i cili hyri me makinë në trotuar, duke vozitur në mënyrë të pakontrolluar.

Sipas kancelarit Scholz, ky sulm është një “tërbim mizor” dhe se ai ndjehet thellësisht i pikëlluar për të gjithë të prekurit nga ky rast.

Mediat lokale kanë raportuar se i dyshuari, i cili është identifikuar si një gjermano-armen i cili jeton në qytet, po bashkëpunon me hetuesit dhe se gjendja mendore e tij është e rënduar.

Oficerët e policisë qëndrojnë pranë një makine që u përplas me një grup njerëzish dhe përfundoi në një vitrinë pranë Breitscheidplatz në Berlin, Gjermani, 8 qershor,

Në anën tjetër edhe policia ka lëshuar një deklaratë për media ditën e djeshme ku thuhet se sulmi ishte “një akt i qëllimshëm” nga “29-vjeçari i dyshuar i sëmurë mendor”. 

Policia shtoi se i dyshuari kishte qenë duke udhëtuar me makinën e motrës së tij.