Schultz është i impresionuar me paraqitjet e Paqaradës

Leart Paqarada ishte prej më të mirëve në ndeshjen e fundit që St. Pauli e zhvilloi me Werder Bremenin. St. Pauli ku luan mbrojtësi i Kosovës, Paqarada, barazoi 1:1 në Bundesliga 2 në kuadër të xhiros së 12-të. Paqarada ishte titullar dhe e kompletoi një tjetër ndeshje të suksesshme.
Nga dueli kundër Werder Bremenit, Paqarada ishte lojtari me më së shumti prekje të topit, 116 kontakte në total, dhe 67% të dueleve i kishte të fituara.
Trajneri i tij, Timo Schultz, është shprehur shumë i lumtur për paraqitjet e tij, dhe e sheh Paqaradën si të pazëvendësueshëm.
“Për momentin nuk po mendoj për zëvendësimin e tij. Në pjesën e dytë kundër Bremenit ai ishte iniciator i thuajse gjitha shanseve”, ka thënë trajneri Schultz për mbrojtësin e krahut të majtë, shkruan “mopo.de”.
Paqarada në 14 ndeshje të zhvilluara në edicionin e ri i ka shënuar dy gola dhe ka ndihmuar skuadrën me 4 asistime.
Të dielën e ardhshme luan kundër ish-skuadrës, Sandhausenit.
St. Pauli është i pari në Bundesliga 2 me 26 pikë pas 12 xhirove. Ka një pikë më shumë se përcjellësi i parë, Regensburgu.