“Schumaheri” kosovar me veturë zyrtare tejkalon disa vetura përnjëherë!

Shpesh herë veturat zyrtare keqpërdoren duke i përdorur jashtë orarit të punës.
Por këtë herë një veturë zyrtare është parë teksa tejkalonte tri vetura përnjëherë në një hapësirë ku shpejtësia e lejuar ishte 50.
Kjo shkelje e rregullave të komunikacionit ndodhi sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Vranidoll, raporton Indeksonline.
Siç duket kjo veturë zyrtare nuk u mjaftua të tejkalonte vetëm njërën nga veturat, por deshi që t’i tejkalonte të gjitha që ishin në atë kohë pjesë e komunikacionit./Indeksonline/

