Schweinsteiger zbulon problemin e Bayernit: Dilni më shpejt në zonën sulmuese

Skuadra e Bayern Munich pësoi disfatë në ndeshjen e parë ndaj Lazios me rezultatin minimal 1:0 në ndeshjen e vlefshme për raundin 1/16 e finales në UEFA Champions League.
Shumë kritika mori kampioni gjerman pas ndeshjes së mbrëmshme, e zhvilluar në stadiumin “Olimpic”, shkruan Indeksonline
Madje në rrjetet sociale ka komentuar edhe legjenda e futbollit gjerman, Bastian Schweinsteiger.
Ish-mesfushori bavarez thotë se problemi i Bayernit para dhënjes së penalltisë dhe kartonit të kuq, ishte te mos-dalja shpejt në sulm.
“Problemi i Bayernit para penalltisë, ishte se ata nuk dilnin shpejt në zonën sulmuese. Ata prisnin që 11-lojtarët e Lazios të kthehen në mbrojtje”, u shpreh në rrjetet sociale Bastian
Kujtojmë që ndeshja kthyese mes Bayernit dhe Lazios në “Allianz Arena” zhvillohet pas dy javësh./Indeksonline/