75 Mall Live Search
21:57 / E Diele, 15 Mars 2026 / G T

Schweinsteiger vazhdon t’i gëzohet suksesit të Carrick

Ish-futbollisti i shumë klubeve në Europë, Bastian Schweinsteiger vazhdon t’i gëzohet suksesit të Michael Carrick te Manchester Unitedi.

Carrick dhe skuadra e tij sot shënoi fitore ndaj Aston Villas në Premier League, shkruan Indeksonline

Ish-mesfushori i “Djajve të Kuq” përmes rrjeteve sociale ka bërë një postim në mbështetje të Carrickut.

“DNA”, ka shkruar Bastian – duke bërë të ditur se pikërisht Carrick e njeh mirë këtë klub./Indeksonline/