Scolari i bie pishman, 74 vjeçari rikthehet në postin e trajnerit

Trajneri i njohur, Luiz Felipe Scolari, është rikthyer në detyrë në moshën 74 vjeçare.
Scolari në nëntor të vitit të kaluar kishte njoftuar se është tërhequr përfundimisht nga eksperienca si trajner, por disa muaj më vonë i ka rënë pishman dhe është rikthyer në stol, shkruan IndeksOnline.
Tekniku brazilian është emëruar trajner i skuadrës braziliane, Atletico Mineiro.
“Një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit, Felipao nënshkruan me ne deri në dhjetor 2024. Carlos Pracidelli do të jetë ndihmësi i tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Luiz Felipe njihet për suksesin e tij te kombëtarja e Brazilit duke fituar Kampionatin Botëror në vitin 2002, i cili ishte i fundit që nga ai vit.
Scolari gjithashtu ka drejtuar edhe kombëtaren e Portugalisë dhe skuadrën e Chelseas, ndërsa së fundi ishte trajner i skuadrës braziliane Athletico PR./IndeksOnline/