75 Mall Live Search
19:14 / E Enjte, 05 Mars 2026 / Gj Sh

Score90 publikon favoritet për Topin e Artë

Platforma sportive Score90, ka publikuar pesë favoritët kryesor për Topin e Artë, për vitin 2026.

Sipas kësaj liste, Mbappe renditet në vendin e parë falë formës së tij të shkëlqyer dhe ndikimit të madh te Real Madrid gjatë këtj sezonit, shkruan IndeksOnlie.

Në vendin e dytë gjendet talenti i ri i futbollit spanjoll Lamine Yamal, i cili vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij mbresëlënëse.

Vendin e tretë e mban sulmuesi anglez Harry Kane, ndërsa në pozitën e katërt renditet mesfushori i Anglisë Declan Rice.

Pesëshen e parë të kësaj renditjeje e mbyll sulmuesi norvegjez Erling Haaland, i cili mbetet një nga lojtarët më të rrezikshëm në futbollin evropian.

Renditja e publikuar nga Score90 pasqyron formën aktuale të lojtarëve dhe ndikimin e tyre në klubet përkatëse, ndërsa gara për “Topin e Artë” pritet të jetë një nga më të fortat e viteve të fundit./IndeksOnline/