08:30 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / AR

Scott del për herë të parë në publik pas ngjarjes tragjik në Astroworld

Reperi Travis Scott është parë në publik për herë të parë pas ngjarjes tragjike që u zhvillua në festivalin e tij muzikor Astroworld.

Reperi udhëtoi nga qyteti i tij i lindjes Houston në Kaliforni për të festuar Ditën e Falënderimeve me familje, transmeton Indeksonline.

Scott ishte mbyllur në shtëpinë e tij në Houston pasi vdiqën 10 persona në koncertin e tij, e disa mbeten të plagosur. Reperi u padit nga disa persona për neglizhencë ku sipas tyre ai duhej të ndërhynte dhe të ndalonte koncertin, gjë të cilën nuk e bëri.

Sipas avokatit të Scott, ai nuk ishte në dijeni që diçka e tillë po ndodhte. Se si doli nga kontrolli situata është ende duke u hetuar nga organet kompetente./Indeksonline/