18:19 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Scott: Kompromisi dhe normalizimi i marrëdhënieve janë të nevojshme

Ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott tha se tensionet gjatë vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiq në Kosovë theksojnë nevojën për kompromis dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Në mesazhin e tij në Twitter, diplomati amerikan theksoi se barrikadat në rrugë penguan vizitën e planifikuar të Vuçiqit në fshatin Banjë, por ishte mirë që pjesa tjetër e vizitës kaloi pa incidente.

“Tensionet gjatë vizitës së Vuçiqit në Kosovë edhe njëherë theksojnë nevojën për kompromis dhe normalizimin e marrëdhënieve. Është dëm që barrikadat në rrugë  penguan vizitën e planifikuar të presidentit në fshatin Banja, por është mirë që pjesa tjetër e vizitës së tij të rëndësishme në Kosovë ka vazhduar pa incidente”, shkruan Scott.

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Vuçiq u ndalua të shkojë në Banjë të Skenderajt, pasi kryeministri Ramush Haradinaj revokoi lejen e tij për këtë vizitë.