Scott pas vendimit për Mlladiqin: Viktimat e meritojnë drejtësinë
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, pas vendimit për Ratko Mlladiqin vlerësoi se të gjitha viktimat meritojnë drejtësinë dhe se është koha që secili të pajtohet me vendimet e marra dhe të kthehet në të ardhmen, transmeton Indeksonline.
“Vendimi është bërë, dhe besoj që të gjitha viktimat meritojnë drejtësinë. Është koha që secili të mundohet të pajtohet me këtë gjë dhe të shikojnë tash nga e ardhmja”, ka shkruar Scott në Twitter./Indeksonline/