75 Mall Live Search
12:13 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / MSH1

S’deklarohen pjesët e veturave, Dogana… ndalon mallin te Dheu i Bardhë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se, gjatë kontrolleve të rregullta në Dheun e Bardhë, është paraqitur një ngarkesë mallrash, ku gjatë ekzaminimit zyrtarët doganorë kanë hasur në mallra të padeklaruara.

Në njoftimin e Doganës… bëhet e ditur se malli në fjalë përfshin pjesë të përdorura për automjete, të futura pa u deklaruar sipas procedurave ligjore doganore.

“Pas verifikimit të mallit, vlera e tij arrin shumën rreth 4,000 euro.

Mallrat janë ndaluar, ndërsa ndaj palës përgjegjëse është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit doganor dhe të akcizës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.