75 Mall Live Search
23:21 / E Diele, 18 Janar 2026 / G T

S’do harrohet ky moment! Mane ftonte lojtarët të riktheheshin në fushë: Do luajmë si burrat!

Kombëtarja e Senegalit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Marokos në finalen e madhe të Kupës së Afrikës.

Shumë skenare interesante ndodhën gjatë këtij takimi, shkruan Indeksonline

Në sekondat e fundit të 90 minutëshit u akordua penallti për Marokon.

Trajneri i Senegalit ftoi gjithë lojtarët e tij që të largohen nga fusha si shenj proteste.

Ish-lojtari i Liverpoolit, Sadio Mane ishte kundër trajnerit të tij dhe ishte i vetmi që qëndroi në fushë.

Më pas ai ftoi gjithë bashkëlojtarët për të dalë në fushë dhe për të “luftuar” deri në fund.

“Dilni, do luajmë si burrat”, janë fjalët e Mane-s.

Maroko humbi penalltinë me Brahim Diazin, pastaj në vazhdime Senegali shënoi me anë të Gueye, duke ia siguruar kupën e dytë në histori./Indeksonline/