07:33 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

S’do ta besoni, por vitin e parë të martesës jeni më të palumturit

Askush nuk do ta besonte një gjë të tillë, kur dihet se martesa bëhet mes dy personave që dashurojnë njëri-tjetrin.

Mirëpo, kjo dashuri nuk është se shfaqet shumë në vitin e parë të martesës, i cili llogaritet të jetë më i palumturi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Indeksonline.

Sipas një hulumtimi të bërë në Australi, thuhet se çiftet në vitin e parë të tyre të martesës janë më të palumtura se sa pas shumë viteve.

Nga më shumë se 2 mijë persona të anketuar në shumë fusha, u kërkua që disa segmentet të jetës së tyre t’i vlerësojnë nga shkalla 0 deri 100, e rezultati mesatar ishte rreth 75 pikë.

Personat që porsa ishin martuar mesatarisht kishin 73,9 pikë, deri në vitin e dytë të martesës pikët ishin shtuar në 78,4 pikë, derisa tek ata që për 40 vjet rresht ishin në martesë, rezultati ishte 79,8 pikë.

E çuditshme, apo jo?!