75 Mall Live Search
18:10 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

S’do të ketë më “punë të shtetit” me të njofshëm, kështu zotohet Besnik Tahiri

Për secili person që synon të punoj diku në sektorin publik, qoftë në administratën publike apo kudo tjetër e që paguhet  nga taksapaguesit e kosovarë,  me fillimin e ligjit për pagat, të mos frikësohet se do tu bëhet ndonjë e padrejtë.

Kështu është zotuar zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri.

Ai gjatë një interviste në T7 ka thënë se nuk do të ketë më kontratë mbi vepër.

“ Nuk do të ketë më kontratë mbi vepër. Nuk do të ketë më të punësuar në sektorin shtetëror me të njofshëm”, tha Tahiri.

Ai këto deklarata i bëri pasi që gjatë ditës kishte zhvilluar një takim me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami e e cila vjen nga radhët e LDK-së.

Tutje Tahiri nuk ka premtuar se ky ligj do të hyjë në fuqi më 1 janar.