75 Mall Live Search
13:12 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / AR

Së bashku bëjnë 286 vjeç, spektakli më i vjetër i Super Bowl nga veteranët e Hip-hopit

Spektakli i pushimit të ndeshjes së Super Bowl regjistroi një rekord shumë të veçantë: këngëtarët që elektrizuan publikun në mesin e finales së futbollit amerikan bënin së bashku 286 vjeç, duke u shndërruar në spektaklin më të vjetër në moshë në këtë event.

Dr Dre (56 vjeç), Snoop Dogg (50), Kendrick Lamar (34), Mary J. Blige (51), Eminem (49) dhe 50 Cent (46) elektrizuan publikun me hitet e tyre përgjatë viteve, në një spektakël që zgjati thuajse 15 minuta.

“Është e pabesueshme se sa kohë u desh që më në fund të vlerësoheshim dhe të na jepej mundësia për të performuar në Super Bowl. Do të bëjmë një spektakël madhështor”, thonte Dr Dre përpara shfaqjes.

Dhe ashtu ndodhi. Performanca e tyre u prit shumë mirë nga publiku, duke u konsideruar nëpër rrjetet sociale si më e mira në historinë e eventit më të madh sportiv në SHBA.

“Still D.R.E.”, “Family Affair” dhe “Lose Yourself”, ishin disa nga këngët që iu ofruan publikut.

Gjashtë reperët që u bashkuan për spektaklin e pushimit të ndeshjes kanë një pasuri prej rreth 1 miliard dollarë të gjithë bashkë.