75 Mall Live Search
16:29 / E Premte, 11 Tetor 2024 / FR

Së bashku kundër kancerit: Angazhim për shëndetin dhe mbështetjen e komunitetit

Prishtina Mall vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e pacientëve me kancer përmes një sërë aktivitetesh të organizuara nga 11 deri më 13 tetor në Prishtina Mall. Kjo nismë është pjesë e fushatës “Së bashku kundër kancerit”, dhe realizohet nga ipko në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane dhe Prishtina Mall.

Gjatë këtyre tri ditëve, do të jenë të pranishëm specialistë të shëndetësisë, përfshirë onkologë, gjinekologë, radiologë, patologë dhe nutricionistë, të cilët do të ofrojnë këshilla dhe informacione të rëndësishme mbi parandalimin e kancerit, faktorët e rrezikut dhe ndikimin e një stili të shëndetshëm jetese. Këto konsultime synojnë të informojnë dhe fuqizojnë pjesëmarrësit për të marrë hapa të vetëdijshëm në përmirësimin e shëndetit të tyre.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, ne rikonfirmojmë mbështetjen për pacientët që janë duke u përballur me kancerin ose që e kanë tejkaluar atë, duke ndarë histori frymëzuese të guximit të tyre, që shërbejnë si burim shprese për komunitetin.