12:52 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Së bashku me pronarin e Leicester City, vdiq edhe Missi i Tajlandës

Ish Missi i Tajlandës, e cila u pa shpesh me yjet Jamie Vardy Gareth Southgate dhe Harry Maguire, vdiq së bashku me shefin e saj, pronarin e Leicester City, në aksidentin e rrëzimit të helikopterit.

Nursara Suknamai ishte mbretëresha e bukurisë që mori pjesë në Miss Universe Thailand në vitin 2005 ku u kurorëzuar më titullin “Miss Intercontinental Thailand”. Ajo ishte vlerësuar edhe me çmimin Miss Photogenic në konkursin me bazë në Bankok në të njëjtin vit.

Ajo ishte aktive në mediat sociale, duke postuar rregullisht foto nga jeta  e saj që tregonin udhëtimet e shpeshta në Itali, Japoni dhe Greqi.

Pas modelimit ajo u punësua si asistetne nga pronari i Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha, 60 vjeçar  cili gjithashtu u konfirmua i vdekur nga rrëzimi i helikopterit në aksidentin që ndodhi në fundjave, në parkingun e stadiumit të Leicester City./Indeksonline./