Së bashku me sulmuesin serb, Muriqi te Fenerbahçe/ Tifozët: Nëse vijnë këta, s’kemi probleme për golat…

Skuadra e Fenerbahçes pritet që gjatë afatit veror të bëjë dy lëvizje në pozitën e sulmit.
Sipas mediave në Turqi, Vedat Muriqi dhe sulmuesi i Kombëtares së Serbisë, Aleksandar Mitroviç janë dy lojtarët kyç që mund të transferohen gjatë afatit veror në ekipin turk, shkruan IndeksOnline
Madje për këto spekulime kanë reaguar edhe tifozët e ‘Fenerit’ duke thënë se: “Po të arrij kjo dyshe, nuk do të kemi probleme me golat”.
? Fenerbahçe, forvetteki krizi Vedat Muriqi ve Aleksandar Mitrovic'i kiralayarak çözmeyi planlıyor.
— Fotomaç (@fotomac) May 25, 2021
? Detaylar: https://t.co/x3fYoj77Ie pic.twitter.com/FLeKoMRI7j
Fenerbahçe dështoi ta zëvendësonte Muriqin, duke transferuar lojtarë, si: Mbwana Samatta, Mame Thiam, Kemal Ademi dhe Papiss Cisse.
Këto emra, priten të largohen për t’ia lënë hapësirën te sulmi: Muriqi – Mitroviç.
Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares së Kosovës – pritet që të rikthehet te Feneri në formë huazimi./IndeksOnline/