15:08 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Së bashku me Zhegrovën, Genk synon kualifikimin në gjysmëfinale

Me qëllimin e vetëm – kualifikimin në gjysmëfinale të Beker Van Belgie, Genk është mysafir i Union St.-Gilloise nesër në mbrëmje.

Me fillim nga ora, 20:45, skuadra e Philipp Clement do ta kërkojë kualifikimin tutje në këtë kompeticion mjaft të rëndësishëm.

Dhe tani, Clement ka publikuar listën e të ftuarve për këtë ndeshje, transmeton IndeksOnline.

Pasi e injoroi totalisht në Europa League, Clement ka ”mendim më ndryshe” për Edon Zhegrovën në ndeshjet kampionale dhe në Kupë.

Kështu, për ndeshjen e nesërme, Zhegrova ka udhëtuar me 21 lojtarët tjerë të ftuar.

Përveç lojtarëve, në stadium do të jenë të pranishëm edhe 1000 tifozë për ta përkrahur skuadrën e njohur belge./IndeksOnline/

Image may contain: text