13:56 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / B O

“Së bashku për ndryshim”, Bekë Berisha fton të gjithë për ndryshimin e madh në Istog

“Së bashku për ndryshim”, kështu quhet nisma për ndryshimin mbi 20 vjeçar në Istog.

Bekë Berisha është emri dhe njeriu që pritet t’i jap fund siç e quan ai pushtetit korruptiv në komunën e bukur të Dukagjinit.

Berisha është i bindur se nuk përfaqëson më partinë në Istog, por është lideri i ndryshimit. Ai ka garantuar ndarje të pushtetit me të gjitha partitë e tjera, për t’i dhënë fund qeverisjes së LDK-së në këtë komunë.

Nisma e tij “Së bashku për ndryshim” po gëzon përkrahje të madhe në rrjetet sociale.

Njerëz të Vetëvendosjes, PDK-së dhe qytetarë të tjerë janë në përkrahje të ndryshimit në Istog.