07:43 / E Mërkurë, 17 Prill 2019

Se dashuria mund të zgjasë përgjithmonë e dëshmojnë këto fotografi

Çdo vit, rreth 2.3 milionë çifte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i premtojnë njëri-tjetrit se “do të jenë bashkë – në të mirë dhe në të keqe, në pasuri dhe në varfëri, në shëndet dhe në sëmundje – derisa vdekja t’i ndajë”.

Por, jo të gjithë e dinë se dashuria nuk është vetëm pasion. Në fakt, dashuria kërkon shumë punë, përkushtim dhe durim.

Megjithatë çdo sakrificë ia vlen – nuk ka asgjë më emocionuese dhe të bukur se sa të dashuruarit që arrijnë t’i mbajnë ndjenjat e tyre gjallë për shumë vjet me radhë.

Zonjat dhe zotërinjtë e vjetër që ecin duke mbajtur duart së bashku dhe akoma kanë muhabete të ëmbla bëjnë të gjithë të buzëqeshin dhe të na tregojnë edhe njëherë se dashuria është gjëja më e rëndësishme për njerëzit.

Më poshtë shihni fotografitë e çifteve më të moshuara që kanë rikrijuar fotografitë e tyre që kishin realizuar kur ishin të rinj.

Ata janë thjesht të lumtur dhe të dashuruar, ashtu si shumë vjet më parë.

Ndoshta dashuria edhe zgjatë përgjithmonë!