75 Mall Live Search
10:12 / E Premte, 02 Korrik 2021 / Blerim

S’e ka ndërmend të pensionohet, Bruno Alves bëhet me klub të ri

Mbrojtësi i njohur portugez, Bruno Alves nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli aktiv.

39-vjeçari ka firmosur me klubin nga Portugalia, FC Famalicao një kontratë dy-vjeçare deri në vitin 2023, që do të thotë se ai do të luaj futboll deri në moshën 41 vjeçare, shkruan IndeksOnline

Alves së fundmi ishte pjesë e skuadrës italiane, Parma.

Kujtojmë që gjatë karrierës, Bruno ka luajtur për skuadrat: Porto, Zenit, Fenerbahce, Cagliari, Rangers dhe Parma./IndeksOnline/