75 Mall Live Search
08:25 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / G T

S’e ka problem pagën më të ulët, Lewandowski i gatshëm për të vazhduar me Barcelonën

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski dëshiron të qëndroj te Barcelona edhe për një sezon tjetër.

Kontrata e lojtarit skadon në fund të këtij sezoni, pra në vitin 2026, shkruan Indeksonline

Siç raportohet në mediat spanjolle, 37-vjeçari është i gatshëm të vazhdoj kontratën me klubin katalunas edhe me një pagë më të ulët.

Lewa gjatë këtij sezoni ka treguar se mosha është vetëm numër. Ai ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asiste në 12 ndeshje në La Liga me fanellën e Barcelonës.

Disa skuadra që kanë shprehur interesim për të janë: Milan dhe Fenerbahce – por gjithçka varet nga ai dhe klubi spanjoll./Indeksonline/