75 Mall Live Search
11:55 / E Martë, 22 Prill 2025 / A. M.

“S’e kanë kryer vrasjen”, shoqëria del me njoftim befasues për rastin e policit Muhamed Lika!

Liri për 7 të akuzuarit kanë kërkuar shoqëria e të dyshuarve për vrasjen e policit nga Kaçaniku, Muhamed Likës.

Indeksonline ka siguruar një thirrje të shokëve të cilët u arrestuan dje në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas tyre, ata nuk kanë qenë të përfshirë në vrasjen e zyrtarit policor.

“O ju që e doni të vërtetën dhe drejtësinë. Vëllezërit tanë të dashur janë arrestuar nga policia e Teuhidit, të akuzuar për një vepër të rëndë për vrasje që nuk e kanë kryer. Ata janë të pafajshëm para Allahut dhe dëshmitarëve të së vërtetës. Ata po sprovohen për shkak të imanit dhe thirrjes së tyre drejt Teuhidit. Lutuni për ta. Allahu i liroftë vllazinit tonë”, thuhet në shkrim. /Indeksonline/