12:03 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / B O

S’e keni parë asnjëherë Skënder Hysenin më romantik, paska arsye!

Skënder Hyseni e ka uruar bashkëshortën e tij për ditëlindjen dhe njëkohësisht daljen në pension.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe Punëve të Jashtme e ka quajtur Dritën si grua të përkushtuar në familje dhe punë.

Drita Hyseni ka qenë edhe drejtoreshë në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.

“Drita sot feston 65-vjetorin e lindjes!
Rrjedhimisht, sot është edhe dita e pensionimit të saj nga puna në arsim të cilën, për dekada, e bëri me një përkushtim të veçantë e që mua më ka bërë të ndjehem krenar gjithmonë. Mësimdhënse dhe, për shumë vite, drejtoreshë shkolle e respektuar nga koleget dhe kolegët dhe shumë e dashur për nxënësit.

Në shkollën Naim Frashëri në Prishtinë, të cilën e shihte si familjen e saj të dytë, si drejtoreshë, Drita demonstroi përkushtim dhe zotësi të veçantë menagjimi, që do duhej të shihej si një shembull i veçantë.
Drita, zemër jetofsh gjatë, me shëndet dhe e lumtur si pensioniste. Urime ditëlindja dhe jetë të gjatë e plot lumturi, me të gjithë fëmijët, mbesat e nipat dhe me mua” shkruan Skënder Hyseni në urim./Indeksonline/