75 Mall Live Search
12:34 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

S’e kursejnë sheikun, lojtarët e PSG-së nuk pranojnë ulje pagash

Paris Saint-Germain është në telashe ngase lojtarët nuk po pranojnë që të ketë ulje pagash.

Pavarësisht bisedimeve disa javëshe, lojtarët nuk kanë pranuar uljen e pagave të propozuar nga presidenti Khelaifi dhe drejtori Leonardo.

Sipas L’Equipe , Thiago Silva dhe Marquinhos, kapiteni dhe zv / kapiteni, po udhëheqin bisedimet me klubin në emër të lojtarëve.

Neymar dhe Mbappe janë dy lojtarët më të paguar në klub dhe nga më të paguarit në botë. /Indeksonline/