S’e lavdëroj aspak, producenti shpërthen ndaj Angelina Jolie
Ndërsa shumica e regjisorëve dhe producentëve do të ishin të emocionuar të punonin me Angelina Jolie-n, një producent pati reagimin krejt të kundërt.
Konkretisht, Scott Rudin ishte jashtëzakonisht i pakënaqur me mundësinë e punës me të, dhe rrethanat në fund çuan në mos realizimin fare të filmit, transmeton Indeksonline.
Projekti përfshinte një version të ri të “Cleopatra”, i cili ka qenë në zhvillim për më shumë se një dekadë dhe ende nuk është afër përfundimit.
Versioni i mëparshëm i filmit kishte në protagonistë Angelina Jolie dhe ishte drejtuar nga David Fincher, gjë që, sipas emaileve të rrjedhura të Rudin, i shkaktoi atij pakënaqësi të madhe.
Ai dyshohet se humbi ekuilibrin nga përpjekjet e Jolie për të bindur Fincher të braktiste filmin e planifikuar biografik të Steve Jobs dhe të shtynte fillimin e xhirimeve të “Cleopatra” derisa ajo të përfundonte debutimin e saj regjisorial, “Në Tokën e Gjakut dhe Mjaltit”, raporton Far Out Magazine./Indeksonline/

