75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

S’e lëshon Tare, gati marrëveshja me yllin që po ia kërkon Barca e Atletico

Luis Alberto është gati të rinovojë kontratën e tij me Lazion .

Marrëveshja aktuale do të skadojë në vitin 2022, por drejtori Igli Tare ka bërë hapat e parë për vazhdimin e kontratës me yllin spanjoll.

Drejtori shqiptar i ka ofruar Albertos 3.5 milionë euro në vit, me një marrëveshje deri në vitin 2025.

Angazhimi i Tares në këtë drejtim ka ardhur pasi Barcelona e Atletico Madrid kanë shprehur interesim për ish-futbollistin e Liverpool. Performanca e magjistarit spanjoll është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

Alberto është njëri nga futbollistët favoritë për tu shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Serie A./Indeksonline/