14:44 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / OSH

S’e ndalë pandemia, Adelina po punon për këngën e re

Pandemia nuk e ka ndalur Adelina Berishën në karrierë. Këngëtarja e famshme kosovare dy muaj më parë lansoi projektin e fundit “Tradhtare”, këngë e cila u dëgjua mjaft dhe mori miliona klikime në Youtube.

Por, duket se bukuroshja prishtinase ka një befasi të radhës për fansat.

Indeksonline mëson se Adelina ka gati një projekt të ri të cilin do ta lansojë pas pak ditësh. Rzoni është duke e punuar këngën, ndërsa shpejt pritet të nisin edhe xhirimet.