75 Mall Live Search
12:58 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Së paku 100 vetura ‘Cadillac’ rozë në funeralin e Aretha Franklin

Së paku 100 vetura të tipit ‘Cadillac’ me ngjyrë rozë u paraqitën në funeralin e këngëtarës së ndjerë, Aretha Franklin në Detroit, transmeton Indeksonline.

Veturat ishin referencë e këngës së saj ‘Freeway of Love’ në të cilën ajo thotë: “Ne do të vozisim në rrugën e lirë të dashurisë në Cadillac-un tim ngjyrë rozë”.

Mbledhja e këtyre veturave ishte meritë e drejtoreshës së kompanisë “Mary Kay” për shitje ndërkombëtarë, Crisette Ellis, e cila ju tha punonjësve të saj se kush vozit ‘Cadillac’ ngjyrë rozë të vije në funeralin e këngëtarës së ndjerë. /Indeksonline/