16:35 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Së paku 20 të vdekur nga një shpërthim në Somali

Një shpërthim në një kamion ka vrarë së paku 20 persona në Somali.

Shpërthimi kishte në shënjestër një hotel në qarkun Hodan, ku si pasojë të paktën 15 persona të tjerë janë lënduar, raporton polici Mohamed Hussein.

Sipas policisë, njerëzit janë të ngujuar në rrenojat e hotelit Safari, që u dëmtua pothuajse krejtësisht nga shpërthimi.

Grupi ekstremist i nga Somalia, al-Shabat se fundmi kanë ndërmarrë disa sulme në Somalinë jugore dhe qendrore, ndërsa për sulmin e fundit askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë./rel