10:33 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Së paku 5 persona të vdekur në koncertin e këngëtarit, Soolking

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur gjatë një koncerti të reperit Soolking në kryeqytetin Algjerian, Algeries, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në një stadium për të ndjekur performancën e reperit Abderraouf Derradji, i njohur më mirë si Soolking, ku gjatë performancës një turmë njerëzish kanë rënë nga njëra prej hyrjeve.

Sipas mediave atje, të paktën 20 persona kanë kërkuar ndihmë në spital. Ende nuk kanë dalë shkaqet e këtij aksidenti, por me sa është bërë e ditur thuhet se viktimat janë tre burra dhe dy gra.

Kujtojmë që Soolking njihet te shqiptarët pasivisht pas duetit të suksesshëm qe kishte me Dhurata Dorën e që u kthye në një hit të madh duke numëruar tashmë mbi 246 milionë klikime. /Indeksonline/