‘Së pari dasma apo foshnja?”, Adele zbulon gjithçka rreth jetës private
Adele, njoftoi fundjavën e kaluar, se do të bëhet nuse për herë të dytë. Personi me fat është Rich Paul, i cili punon si agjent në botën e sportit.
Këngëtarja e ‘Rumor Has It’ ndau lajmin e madh në një nga koncertet e saj në Mynih, duke i dhënë fund thashethemeve.
Adele dhe Rich janë parë për herë të parë në festën e një miku të përbashkët, ku kanë kërcyer së bashku.
Vite më vonë ata u takuan përsëri dhe filluan shkëndijat e para. Adele tha se pas martesës me Simon Konecki, me të cilin ka një djal, do të dëshironte të ecte sërish në altar.
“Jam shumë e lumtur me Richin, nuk kam qenë kurrë kaq e dashuruar”, përfundoi Adele./Indeksonline/