15:00 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / AR

Së shpejti ‘BBV Albania’, këta janë emrat që përfolen si konkurrentë

Formati televiziv, ‘Big Brother Vip Albania’ do të nis së shpejti sezonin e tretë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se reality show pritet të nisë në fund të muajit dhjetor ndonëse ende nuk ka datë të caktuar për shkak të moderimit.

Të njëjtat burime thonë se në listën e banorëve të cilët do të marrin pjesë janë: Mariana Kondi, Big Basta, Olsi Bylyku si dhe përflitet edhe emri i reperes Tayna.

Kujtojmë që sezonin e kaluar fitues i edicionit ishte Luiz Ejlli./Indeksonline/