13:49 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Së shpejti, çdo të diel pasdite, do të argëtoheni me një emision të ri atraktiv

Së shpejti në ekranin televiziv shqiptar, do të vjen një emision i ri, mjaft atraktiv për publikun.

Sipas burimeve të Indeksonline, emisioni pritet të fillojë nga muaji janar, dhe do të shfaqet çdo të diel pasdite dhe do të zgjas 4 orë, shkruan Indeksonline.

Emisioni do të titullohet “Krejt nga pak”, pasi që përfshihen shumë zhvillime brenda 4- orëshit.

Duke nisur nga receta të ndryshme, rubrika interesante për fëmijë, një pjesë ku të rinjët do të shfaqin talentin në muzikë, derisa pjesa tjetër do të pëfshijë një ‘Stand-up’, ku do tu jepet mundësia të performojnë adhuruesit e Stand-upit.

Ndërsa në fund fare, do të ketë një lojë interesante me shikuesit.

Pjesë e këtij emisioni do të jenë Miran Ramadani, Erëza Ramuka, ‘Chef Durrësi’ (nga pjesa e kuzhinës) dhe shumë personazhe të tjerë.

Ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë prezantuese e emisionit, derisa pritet që kjo të jetë një befasi për publikun.

Për publikun shqiptar, kjo pritet të dhurojë një pasdite të këndshme të së dielës, emision i cili i ka munguar publikut në Kosovë. /Indeksonline/