Së shpejti do publikohet një film për jetën e Michael Jackson

Këngëtari i ndjerë i popit Michael Jackson do të jetë fokusi i një biografie të re për yllin e muzikës.
Filmi i quajtur “Michael” do të prodhohet nga studioja Lionsgate, me regji të Antoine Fuqua, raporton Hollywood Reporter, transmeton Indeksonline.
“Filmat e parë në karrierën time ishin videoklipe dhe unë ende mendoj se kombinimi i filmit dhe muzikës është një pjesë e madhe e krijimtarisë sime”, tha Fuqua në një deklaratë.
“Për mua, nuk ka asnjë artist muzikor me fuqinë, karizmin dhe gjenialitetin e pastër muzikor të Michael Jackson. Duke parë videot e tij u inspirova t’i bëj vetë. Muzika dhe sekuencat janë pjesë e ADN-së sime artistike dhe mundësia për të treguar historia e tij në ekran me muzikën e tij nuk mund ta refuzoja”, shtoi regjisori i filmit “Training Day”.
Michael Jackson vdiq në vitin 2009 në moshën pesëdhjetë vjeçare./Indeksonline/