17:49 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Së shpejti du me t’pa”, anëtari i VV-së tregon bisedën e fundit me 38 vjeçarin që vdiq nga Covid-19

Ka vdekur një 38-vjeçar nga koronavirusi gjatë ditës së sotme në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i institutit EPIK, Demush Shala i cili përmes një njoftimi më të hershëm kishte rrëfyer për betejën e vëllait të tij me koronavirusin.

Për vdekjen e vëllait të Shashës ka reaguar edhe Taulant Kryeziu, kandidat për deputet i VV-së, i cili kishte qenë themelues i institutit EPIK bashkë me Shashën.

Kryeziu ka rrëfyer për komunikimin e fundit që ka pasur me të.

“Mesazhin e fundit që shkëmbeva me te ishte sot në mengjes ku une ju drejtova në humorin tonë që e kemi pas cdo here “ mashkull se shpejti të pres me t’pa se ska limë që të han ty”, përgjigjen ma kthej me një buzëqeshje që doli të jetë e fundit mes nesh”, ka shkruar Kryeziu.