75 Mall Live Search
11:36 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Së shpejti, emisioni më unik i kuzhinës

PASION E PROFESION

Shumë shpejt në Klan Kosova pritet të fillojë show më i ri “Pasion e Profesion”.

Pasion e Profesion është emisioni më i ri i kuzhinës që do të fillojë të transmetohet gjatë muajit mars në Klan Kosova. Emisioni do të moderohet nga moderator i famshmëm Kreshnik Berisha (Keka) i cili do të dedikohet ekskluzivisht për këtë emision.

Të gjithë të interesuarit që të jenë pjesë e këtij emisioni garues, mund të aplikojnë përmes faqes së emisionit në Facebook. Pas seleksionimit, do të bëhet një audicion ku do të përzgjedhen 3 më të mirët të cilët do të garojnë me njëri tjetrin pëgjatë 12 javëve, dhe fituesi do të fitojë një kontratë pune (minimum 6 muaj) në një prej restoranteve/hoteleve më prestigjioze në Kosovë.

Më së shumti inkurajohen ata që e kanë pasion kuzhinën në shtëpitë e tyre dhe që mendojnë se mund të bëhen profesionistë, ngase gjatë gjithë kohës do të marrin përvoja edhe në restorantet përkatëse që janë bashkëpunëtorë të emisionit.

Forma e aplikimit është shumë e thjeshtë. Krejt çka duhet të bëni është ti shkruani detajet tuaja të kontaktit si mesazh në faqen “Pasion e Profesion” në Facebook.

Audicionet janë të hapura deri më 01.03.2019, për të gjithë ata që janë të interesuar që pasionin e tyre për gatimin ta shndërrojnë në profesion.