Së shpejti funksionalizohet Depo Qendrore e Barnave
Kosova së shpejti pritet të bëhet me Depo Qendrore moderne të Barnave. Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i shëndetësisë Arben Vitia.
Vitia ka thënë se objekti me sipërfaqe 1,800 m² e investim afër 2 milionë euro, me kushte bashkëkohore për ruajtjen e barnave, pritet të funksionalizohet brenda vitit.
“Pas shumë dekadash, Kosova po bëhet me Depo Qendrore moderne të Barnave. Punimet kanë filluar në qershor 2025, dhe objekti me sipërfaqe 1,800 m² e investim afër 2 milionë euro, me kushte bashkëkohore për ruajtjen e barnave, pritet të funksionalizohet brenda vitit. Vazhdojmë me transformimet”, ka shkruar Vitia në Facebook.

