Së shpejti “Kurora e Prishtinës, destinacion i Agroturizmit

Një projekt i madh së shpejti do të jetë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Drejtoresha e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo ka paralajmëruar këtë destinacion turistik në Prishtinë.
Kambo ka takuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën dhe nënkryetarin Alban Zogaj ku janë diskutuar detajet e këtij projekti.
“Së shpejti për të prezantuar Kurorën e Prishtinës si destinacion i Agroturizmit” shkruan Kambo në njoftim.
Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon lindi si një nismë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe krerëve të komunave të Prishtinës, Tetovës, Prizrenit, Çairit, Ulqinit e Gostivarit./Indeksonline/
