Së shpejti martohen çifti i njohur i showbizit shqiptar
Derisa është mbushur një vit prej dasmës së madhe në familjen Gjikolli, kur u martua reperi Gjiko, një tjetër martesë pritet ditët në vazhdim.
Tashti është vëllau i Gjikos, Arbri, i cili njihet si “Big Bang” e që është një producent i suksesshëm, së shpejti pritet ta kurorëzojë dashurinë disavjeçare me Blerina Bokshin.

Ceremonia pritet të organizohet më 5 tetor, e shtunë.
Tashmë çifti ka filluar të shpërndajë ftesat për dasmën që pritet të organizohet. /Indeksonline/
