Së shpejti me videoklip të ri, Ava Max jep datën
Para pak ditësh këngëtarja me prejardhje shqiptare Ava Max ka publikuar këngën e saj të re ‘Torn’ të cilën e lansoi pa videoklip dhe arriti menjëherë të marrë mbi 1 milion shikime në Youtube, shkruan Indeksonline.
E tashmë për fansat ajo ka përgatitur një ‘surprizë’.
Ajo ka paralajmëruar se të martën do të lansoi edhe videoklipin e këngës ‘Torn’ e që është pritur mjaft mirë.
“Të martën publikohet klipi i “Torn”, a jeni gati?” : Ka shkruar Ava Max.
Kujtojmë që ajo po depërton suksesshëm në skenën muzikore ndërkombëtare dhe po i bashkohet plejadës së këngëtareve të suksesshme shqiptare nëpër botë. /Indeksonline/