75 Mall Live Search
14:59 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Së shpejti në dispozicion 130 milionë doza për trajtimin e Covid-19

Novartis ka ofruar mbështetje në luftën kundër koronavirusit.

Kompania farmaceutike në Basel të Zvicrës, ka bërë një ilaç, që mund të ndihmojë për sëmundjet e mushkërive.

“Novartis do të vërë në dispozicion 130 milionë doza të hydroxychloroquine, sapo autoritetet të japin dritën jeshile, që ilaçi të mund të përdoret nga pacientët”, njoftoi kompania të premten.

Hydroxychloroquine dhe përbërsi tjetër aktiv, Chloroquine, janë duke u testuar për efikasitetin në trajtimin e Covid-19./Indeksonline/