75 Mall Live Search
20:51 / E Premte, 17 Tetor 2025 / H F

Së shpejti në Tiranë “Bardha Leka Beauty & Academy”, një rrugëtim suksesi nga pasioni në profesion

Pas një rrugëtimi 15-vjeçar të mbushur me përkushtim, sakrifica dhe punë të palodhur, estetistja e njohur Bardha Leka do të hap zyrtarisht në Tiranë qendrën më të re estetike dhe akademinë profesionale “Bardha Leka Beauty & Academy”.

Karriera e saj nisi si një pasion i thjeshtë, që mori formë në qytetin e Gjilanit, ku babai i saj e mbështeti duke i ndarë një pjesë të shtëpisë për të hapur sallonin e parë.

Sot, Bardha Leka është bërë një emër i besuar në industrinë e bukurisë, me qindra kliente dhe dhjetëra profesionistë të trajnuar nga ajo.

“Fillimi nuk ka qenë i lehtë,” rrëfen ajo gjatë intervistës për IndeksOnline.

“Ka pasur shumë sfida dhe sakrifica, por dashuria për profesionin më ka udhëhequr gjithmonë përpara.”, thekson Leka.

“Qendra e re në Tiranë do të ofrojë shërbime estetike cilësore, të realizuara me teknikat më bashkëkohore dhe produktet më cilësore bio, të përzgjedhura me kujdes për të garantuar rezultat dhe siguri maksimale për klientët”, tregon me shumë entuziazëm gjatë bisedës Bardha.

Përveç shërbimeve estetike, akademia do të ofrojë trajnime profesionale për të rinjtë dhe profesionistët që dëshirojnë të zhvillohen në fushën e bukurisë, duke marrë dije nga eksperienca dhe ekspertiza shumëvjeçare e Bardha Lekës.

Bardha Leka Beauty & Academy synon të bëhet një pikë referimi në treg, falë cilësisë, etikës dhe përkushtimit ndaj klientëve dhe nxënësve.

Për më shumë ndiqni më poshtë intervistën e plotë dhënë për IndeksOnline:

Video:

Së shpejti në Tiranë “Bardha Leka Beauty & Academy”, një rrugëtim suksesi nga pasioni në profesion

Së shpejti në Tiranë “Bardha Leka Beauty & Academy”, një rrugëtim suksesi nga pasioni në profesion

Posted by IndeksOnline on Friday, October 17, 2025