75 Mall Live Search
15:55 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / A. M.

Së shpejti ngritet memoriali i 4 dëshmoreve kaçanikase

Së shpejti, vitin e ardhshëm, pritet të ngritet memoriali i katër dëshmoreve kaçanikase, Mukadeze Lika Muhaxheri, Lumnije e Jehona Raka dhe Emsale Frangu, konfirmoi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrullah Çeku.

Kjo është përgjigjja e ministrit në pyetjen e parashtruar nga deputeti Milazim Saliaj.

Ka mbetur të sigurohet plani i lokacionit, tërhoqi vërejtjen ministri.

Mukadezja, nënë e 4 fëmijëve, dhe 3 gocat Lumnija, Jehona e Emsalja – pjesëtaret e UÇK-së bien në altarin e lirisë më 9 prill 1999 te Përroi i Rakocit në Kaçanik.