75 Mall Live Search
23:58 / E Shtunë, 28 Shtator 2024 / G T

“Së shpejti një titull botëror”, Ardian Krasniqi pas meçit: Faleminderit për mbështetje!

Boksieri shqiptar, nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, e ka fituar meçin për WBO Intercontinental, kundër boksierit nga Uganda, Saul Ivan Male.

Krasniqi meçin e fitoi në çerekun e parë me një goditje të fuqishme, ku kundërshtarin e rrëzoi në tokë pa i dhënë mundësi që të ngrihej, shkruan Indeksonline

Pas luftës që zgjati pak minuta, nipi i Luan Krsaniqit u shpreh i lumtur me fitoren.

“Shumë shpejt do e sjelli kampionin botëror. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur këtu për të më mbështetur”, u shpreh Krsaniqi pas meçit

Përveç Krasniqit, sonte titullin “IBO World Youth”, e fitoi edhe boksieri Eris Bajra, i cili e mposhti boksierin Raul Ugueton.

E, fitore mori edhe boksieri tjetër shqiptar, Altin Zogaj, i cili me vendim të gjyqtarëve fitoi kundër boksierit nga Tanzania, Joseph Maigwisya./Indeksonline/