75 Mall Live Search
11:36 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Së shpejti Peja mbetet pa asnjë lokal nate

Me qëllim të parandalimit të veprimeve të kundërligjshme që po ndodhin në lokalet e natës, Komuna e Pejës, do të revokoi të gjitha lejet e punës së këtyre Klubeve të natës.

Në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Pejë dhe Policinë si dhe shërbimin e Inspeksioneve nuk do të lejohet veprimtaria e këtyre klubeve e cila bie ndesh me ligjin.

Për ketë kryetari i komunës konform kompetencave që ka do të bëj revokimin e lejeve të punës të gjitha lokaleve të natës, ngase aty po kryhen veprimtari të kundërligjshme.

Kështu u tha sot në Mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve të Komunës se Pejës, transmeton Indeksonline.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe një varg të punëve dhe angazhimeve konkrete të secilës drejtori komunale më theks të veçantë në përgatitjet e të gjitha procedurave për shpalljen e tenderëve për ato Projekte kapitale të cilat janë miratuar.

Drejtori i zyrës së Prokurimit publik tha se deri më tani janë kryer te gjitha procedurat e prokurimit për 46 projekte, punë kjo e cila është vlerësuar pozitivisht.

Ndërkaq, kryetari Muhaxheri kërkoi që edhe për projekte tjera të përshpejtohen punët e secilit drejtorët komunal.

Po ashtu, në këtë mbledhje të Këshillit të drejtorëve u bisedua edhe për përgatitjet që po bëhen për seancën e ardhshme të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe për Seancën e ardhshme të Asamblesë komunale. /Indeksonline/