Së shpejti përfundon stadiumi i ri që po e ndërton komuna e Prishtinës në Hajvali, Përparim Rama: Hap i madh për qytetin

Një tjetër stadium në kryeqytet po ndërtohet nga komuna e Prishtinës. Fjala është për stadiumin në Hajvali.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar stadiumin dhe skuadrën e Prishtinës së Re. Rama ka theksuar se ky është hap i madh për sportin dhe të rinjtë.
“Mirëmëngjesi nga stadiumi i ri në Hajvali. Kënaqësi me i taku lojtarët e KF “Prishtina e Re”. Krenarë që e pamë nga afër stadiumin e ri që po ndërtohet nga Komuna dhe që së shpejti do të përfundojë në tërësi”, tha Rama. “Ky është një hap i madh për sportin, për të rinjtë dhe për gjithë qytetin tonë. Forca Prishtina e Re!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.