Së shpejti pritet të inagurohet impianti për trajtimin e ujërave të ndotura në Pejë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot së bashku me kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri kanë vizituar impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se impianti veçse është në fazën testuese dhe pritet të inaugurohet javëve në vijim.

“Në shoqërim të Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe zyrtarëve të KRU Hidrodrini, vizitova impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura (ITUN) në Pejë, investim i përbashkët në vlerë prej 25.3 mil.€ përmes Qeverisë Gjermane përkitazi Bankës Gjermane për Zhvillim, KfË (9 mil. €),Qeverisë Zvicerane (8 mil. €), Qeverisë së Kosovës (5 mil. €) dhe Komunës së Pejës (3.3 mil. € përfshirë shpronësimin).
Kapaciteti i impiantit është paraparë për 60,000 banorë, me mundësi të zgjërimit deri në 98,000.

Impianti veçse është në fazën testuese dhe pritet të inaugurohet javëve në vijim”, shkroi ai./IndeksOnline/
